• Gjirokastër

Dëmtohet monumenti i natyrës “Arra” i moshës rreth 80 vjeçare,shkak reshjet me intensitet gjatë 24 orëve të fundit

Gjirokastra 29 Gusht 2023

Si shkak i reshjeve me intensitet gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm u dëmtua monumenti i natyrës i njohur si “Arra” me histori rreth 80 vjeçare në lagjen 18 Shtatori.Për të shmangur rrezikun e mëtejshëm që mund të krijoheshin grupet e agjensisë së shërbimeve publike e prenë.Lidhur me këtë ngjarje është prononcuar për mikrofonin e televizionit tonë përgjegjësi i gjelbërimit pranë kësaj agjensie Perlat Shehu.
“Kokoarra” siç njihet dhe nga banorët e atjeshëm ishte një pikë referimi dhe orientimi për qytetarët pasi ishte identitet për zonën.
Historia e këtij monumenti natyre ka nisur në vitin 1944 ku në kete vend ka qënë ndermarrja e atehershme e rruga ures, e ku punetoret e se ciles merreshin me rregullimin e rrugeve dhe urave te demtuara nga lufta.Me transportin e materialeve merrej nje nga shoferet me te vjeter te qytetit, Muhedin Shameti.Shoferi gjirokastrit i donte shume lulet dhe pemet e ne nje radhe me to mbolli dhe nje Arre per te cilen u kujdes sa kohe ishte ne ndermarrje dhe me pas kolegët e tij.