• Raportime

Delvinë,tokat bujqësore rrezikojnë degradimin nga erozioni dhe gërryerja e tokës.

Ledja Fili 04 Prill 2023

Reshjet e dimrit të sivjetëm si dhe fryrjet dhe daljet nga shtrati të lumit të Kalasës,kanë bërë që tokat e mbjella me bimë bujqësore të fermerëve të rrezikojnë të përmbyten duke shkaktuar një dëm të madh për ekonomitë bujqēsore të banorëve.Sipas specialistëve të bordit të kullimit pranë bashkisë Delvinë,dëmtime ka dhe në territorin e Kalasës.Punonjësit e bordit po bëjnë pastrimin e kanalit me ato pak mjete e forca që kanë,duke ditur që pas vitit 1990 nuk është vënë dorë në sistemimin dhe ndërtimin e pritave mbrojtëse për të ruajtur tokën nga vërshimet.Për ti paraprirë situatës dhe minimizuar dëmet në sipërfaqet e mbjella bashkia ka vënë në dispozicion mjetin ,ka bërë pastrimet në Fushë-Vërri, në fshatin Kopaçëz,në Vergo,me sistemime provizore. Nga bashkia është garantuar karburanti që do të shpenzohet për makineritë që do bëjnë pastrimet dhe sistemimet në vendet ku është dëmtuar toka dhe argjinatura mbrojtëse.
Sipas specialistëve për të përballuar situatën që krijohet nga reshjet dhe përmbytjet duhen makineri,pasi bashkia ka vetëm një skrep.Kërkesat nga komuniteti dhe organet vendore nuk kanë munguar në drejtim të qeverisë dhe Bordit të Kullimit në Fier.
Delvina njihet përgjithësisht si zonë rurale ,ku banorët merren më së shumti në tokat e tyre duke kultivuar bimë bujqësore dhe pemëtari.Për ta të ardhurat që sigurohen janë jetike,ndaj ata nuk reshtin së kërkuari nga instancat lokale e qëndrore që të merren masa për ruajtjen e tokës nga degradimi dhe erozioni.