AKjo është Besnike Murto,e njohur ndryshe si një nga artizanet më të vjetra në fshatin Rusan të zonës së Delvinës,që me artin e saj të punimeve të dorës ka vijuar traditën brez pas brezi.Në rrëfimin e saj ajo rikthehet shumë vite pas,që kur ishte fëmijë dhe mundësitë e shkollimit ishin të pakta.E në atë kohë cdo vajzë e niste me punët e shtëpisë dhe me punët e dorës,e Besnikja pati fatin që nëna e saj e kishte këtë zanat.
Artizanja mban ende punimet që i ka punuar vetë në fillimet e saj dhe tregon se nuk e ka ndarë nga dora asnjë ditë gjilpërën ,shtizat dhe mjetet e tjera të punës së saj artizanale.Ajo ka sfiduar dhe vështirësitë dhe punimet e dala nga duart e saj janë të kërkuara nga vizitorë të ndryshëm.
Me punën e saj që e ka shndërruar në mjeshtëri,Besnikja po i qëndron besnike deri në fund traditës duke bërë që kjo pasuri të mbijetojë e t’u përcillet brezave.Përveçse një art tradicional kjo zeje sjell dhe të ardhura për veten dhe familjen e saj.
- Raportime
Delvinë/ Artizania që ruan traditën e punimeve me grep

Raportime
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Libohovë