Për vitin e ri akademik universiteti “Eqrem Çabej” do të ofrojë edhe dy degë të reja, të cilat janë miratuar së fundi nga Ministria e Arsimit. Bëhët fjalë për programe të përbashkëta studimi “Bachelor” dhe diplomë e dyfishtë me universitetet italiane të Molises dhe Salentos.
“Menaxhim digjital” dhe “Menaxhim i turizmit të qëndrueshëm”, janë një mundësi e artë për maturantët për të patur një karrierë ndërkombëtare dhe një përvojë ndryshe.
Një nga avantazhet kryesore të programeve të përbashkëta të studimit bachelor është mundësia e përfitimit të dy shkollave të larta në dy vende të ndryshme.
Gjatë periudhës së studimeve studentët do të kenë mundësi të studiojnë edhe në Gjirokastër edhe në Itali, pranë universiteteve përkatësë. Studimet zgjatin 3 vjet dhe në përfundim të studimeve pajisen me dy diploma nga universiteti i Gjirokastrës dhe ai Italian.
Universiteti i Gjirokastrës është në pritje të hapjes së programeve të tilla studimi edhe në fushën e arkeologjisë me universitetin e Maceratës si dhe do të hapet shkolla e doktoraturës me universitetin e Janinës. Të gjitha këto janë një perspektivë shumë e madhe për ecurinë e mëtejshme të universitetit “Eqrem Cabej”