Dasma kurora e gezimit familjar “, ishte libri që ish gazetarja , Violeta Duri, promovoi në ambientet ku ajo punoi për 2 dekada në RTSH Gjirokastra. Tradita ritet zakonore dhe këngët zagorite, janë hedhur me aq mjeshtëri në faqet e këtij libri nga autorja.
Për kontributin e saj të vyer si zëri kryesor i Radio Gjirokastrës, drejtori i përgjithsëm i Radio Televizionit Shqiptar Alfred Peza , ka dhënë vlerësime për znj. Duri ,për mundin e përkushtimin në karrierën e saj 20 vjeçare në Radio Televizionin Gjirokastra, që sot është pjesë e rëndësishme ekranit të madh të të gjithë shqiptarëve RTSH.
Aktiviteti që u organizuar nga RTSH ,UGSH dhe qendra kuklturore mediatike Antigone, bëri bashkë kolegë, gazetarë, shkrimtarë , drejtues të pushtetit vendor, si dhe Konsullin e përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër Dhimitrios Saharidhis, të cilët shprehen mirënjohjen e tyre per kontributin e autores në gazetari por edhe vlerësime për librin e saj të parë.
Aktiviteti u përcoll edhe nga tingujt e violinave të qëndrës kulturore të fëmijëve “Fato Berberi” nxënës të shkollës artistike “Feim Ibrahimi” si dhe nga mjeshtri i polifonisë gjirokastrite Roland Çenko. Violeta Duri ish- gazetare në Radio Gjirokastra dhe më një aktivitet voluminoz, jo vetëm në fushën e gazetarisë , por dhe në sektorë të tjërë të arsimit dhe kulturës, është vlerësuar më shumë çmime e medalje, por sot si autore dhe zagorite erdhi në RTSH Gjirokastra më një gur të çmuar të xherdanit te kulturës sonë popullore, siç është monografia për dasmën zagorite.