• Gjirokastër

COSV Albania, takime me përfaqësues të shoqërisë civile dhe pushtetit lokal në Gjirokastër

Gjirokastra 25 Maj 2023

E njohur për promovimin e një modeli qeverisës gjithëpërfshirës dhe efektiv për zonave e mbrojtura, COSV Albania, ka organizuar sot në qytetin e Gjirokastrës një takim me përfasues të shoqatave të shoqërisë  civile si dhe përfaqsues të pushtetit local, ku si synim kishte fuqizimin e tyre për mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri.Teme e diskutimit në këtë takim ishte“Edukimi dhe ndërgjegjësimi mjedisor – Ekonomia  Sociale dhe zgjidhjet novatore mjedisore si një shtysë për ndryshim”

Sipas Sonila Xhemalit, përfaqsuese e COSV Albania , në Shqipëri po punohet për të lehtësuar rigjallërimin e zonave të largëtadhe të vështira për t’u aksesuar, duke mundësuar grante të ndryshme për projekte që kanë të bëjnë me përmirsimin e mjedisit.

Duke parë se ekonomia sociale dhe ajo qarkulluese, tashmë janë e ardhmja e ekonomisë në të gjithë botën ,Amalinda Bediavia , këshilluese biznesi , njohu të pranishmit me nevojën dhe parimet e zhvillimit të ekonomisë sociale dhe ndikimin që ka ajo në komunitet, dhe cfarë mund të bëhet konkretisht në qytetin tonë.Përsa kohë mundësitë financiare ekzistojnë, ajo që na duhet janë idetë dhe projektet e mira.