Vijon ta surprizojë lexuesin shqiptar me botimet e tij të njëpasnjëshme. Shkrimtari i mirënjohur gjirokastrit Thanas Dino siç tashmë e ka kthyer në trend, brenda një botimi sjell dy romane: “Ciklopi i Glinës dhe “Përdorimi”.
I pari bazuar në një ngjarje të vërtetë, flet për një prej dy të mbijetuarve të masakrës së Glinës, i cili nga italianët u qëllua në sy. Romani i dytë “Përdorimi” është frymëzuar nga ngjarjet e 97. Janë tre persona që janë shkrirë në një sipas Dinos, gjirokastritë me rrënjë, të cilët u përdorën nga politika dhe pushteti, duke e gjetur veten të hedhur poshtë.
Ky është libri i 10 i autorit në gjininë e romanit, që ka filluar ta lëvrojë që prej 2012 dhe i 27 në gjithë krijimtarinë e tij letrare, ku mbizotëron publicistika letrare me 15 tituj.
