• Dropull

Ceremonia për çeljen e sezonit turistik në Dropull

Gjirokastra 23 Qershor 2023

Ceremonia për çeljen e sezonit turistik në Dropull u zhvillua në fshatin Dhuvjan, i cili njihet kryesisht për shtëpitë karakteristike, por edhe për monumentet e kulturës, siç është Manastiri i famshëm i ” Shenjtores Iulita” Ftesës së Kryetarit të Bashkisë Dropull iu përgjigjën Prefekti i Qarkut ,zoti Odise Kote, përfaqësuesja e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër ,zonja Afrodhiti Fasuli, Kryetari i Bashkisë së Pogonit në Rajonin e Janinës ,zoti Kostandinos Kapsalis, si dhe Nënkryetari i Bashkisë së Janinës, zoti Jeorgjios Llolis. Pas vizitës në Manastirin e “Shenjtores Iulita” dhe tek Ekspozita Fotografike e Artistit të njohur nga Sotira, Jorgos M. Vasos, ceremonia vazhdoi me përshëndetjet e të ftuarve, ku u vu theksi tek bashkëpunimi në fushën e turizmit i Bashkisë Dropull me bashkitë fqinje të Epirit ,por edhe ato të qarkut të Gjirokastrës. “Promovimi i kulturës, i kulinarisë nëpërmjet ndërmarrjeve sociale të bashkisë dhe bizneseve të zonës, si dhe i veshjeve tradicionale të zonës, janë qëllimi i këtij aktiviteti”, u shprehën midis të tjerash për Televizionin Gjirokastra drejtues vendorë.

Aktiviteti u mbyll me perfomancën e Grupit Polifinik ” Gratë e Selosë”, por edhe të grupit të valleve të Dropullit të poshtëm.