• Lajme nga bota

CEO i TikTok që nuk i lejon fëmijët e tij të përdorin aplikacionin

Ledja Fili 24 Mars 2023

Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew po dëshmon para Kongresit se pse aplikacioni nuk duhet të ndalohet në SHBA për shkak të frikës së sigurisë kombëtare, por 40-vjeçari nga Singapori mban një qëndrim tjetër në familjen e tij duke penguar fëmijët e tij për të përdorur TikTok .

Tik Tok është përballur me shqyrtimin dypartiak për vite me radhë mbi origjinën e tij kineze.

Ligjvënësit kanë shprehur prej kohësh shqetësime se aplikacioni është një kërcënim për sigurinë kombëtare , duke pretenduar se ai potencialisht po i siguron Partisë Komuniste Kineze të dhëna për miliona amerikanë, duke përfshirë vendndodhjen e tyre, dhe duke rritur aksesin e tyre ndaj dezinformatave.

Ai përmendi jetën e tij familjare si një arsye pse mbrojtja e të dhënave është kaq e rëndësishme, veçanërisht për fëmijët.

CEO i TikTok zbuloi se ai kishte dy fëmijë, të cilët janë tetë dhe gjashtë vjeç dhe ndjen se fëmijët e tij janë shumë të vegjël për platformën e mediave sociale.

Shou Zi Chew shtoi se mosha minimale për një përdorues të TikTok është 13 vjeç, por nuk ka asnjë mjet verifikimi të moshës kur përdoruesit e rinj regjistrohen.