• Sport

Budapest 2023, Luiza Gega renditet e teta në finalen e 3000 metrave me pengesa

Gjirokastra 28 Gusht 2023

Pak minuta më parë Luiza Gega dhuroi emocione me një paraqitje mjaft të mirë në finalen e 3000 metrave me pengesa. Atletja shqiptare, edhe pse nuk ishte në formën e saj më të mirë për shkak të atij dëmtimi të pësuar në stërviitje, u klasifikua në vendin e tetë mes 15 finalisteve, duke dhënë kohën 9’10”27.

Kjo është koha më e mirë sezonale e atletes shqiptare, duke humbur vendin e shtatë për vetëm 1 të mijëtat më shumë se rivalja nga Uganda.

Fituese e medaljes së artë në këtë finale doli atletja Uinfred Javi e Bahrein, me kohën 8’54”29. Gjatë finales, atletja kuqezi ishte përgjatë gjithë kohës mes rivaleve më të mira, ndërkohë që në mesin e garës humbi terren nga kreu. Në fund arrin të rikuperojë disa pozicione, duke dalë e teta, ndonëse synonte vendin e shtatë.