Udhëheqësit e BE-së janë mbledhur këtë të enjte për një samit dyditor në Bruskel ku mes të tjerash pritet të shprehin mbështetje për dakordësinë e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë si dhe do t’u bëjnë thirrje dy vendeve për zbatimin e saj.
Temët kryesore të samitit do të jenë Ukraina, forcimi i ekonomisë evropiane, energjia, migracioni dhe forcimi i eurozonës.
Por gjatë samitit pritet që kryediplomati europian Josep Borell të raportojë për dialogun mes Kosovës dhe serbisë.
Dakordësia e arritur mes Kryeministrit të Kosovës albin kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për zbatimin e marrëveshjes së propozuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve do të jetë pjesë e konkluzioneve të samitit.
“Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen e arritur në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për shtojcën për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe u bën ftesë të dyja palëve që në mënyrë të përshtatshme dhe me mirëbesim të implementojnë obligimet e tyre përkatëse“, shkruhet në draftin e konkluzioneve, sipas radios Europa e Lirë.
Shumë shtete të BE-së e kanë mirpritur marrëveshjen e arritur në Ohër dhe kanë kërkuar që fokusi tani është përqëndruar tek zbatimi. Burimet diplomatike në Bruksel kënë thënë se disa shtete janë shprehur se BE duhet të tregojë “kujdes të shtuar“në mënyrë që të sigurohet zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes dhe që të mos lejohet që asnjë nga palët të deviojë nga detyrimet.
Në struktuarat e BE-së pritet të nisin edhe procedurat që zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë të përfshihet edhe zyrtarisht në kornizën e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE dhe në raportimin e një Komisioni të veçantë për normalizim për Kosovën.
Pavarësisht se marrëveshja nuk është nënshkruar zyrtarisht, europianët kanë përsëritur se zbatimi i saj si dhe shtojca për zbaitmin e saj janë të detyrueshme për të dy palët.