• Lajme kombëtare

Britania e Madhe do t’i paguajë Shqipërisë 4.6 mln euro në vit për të rimarrë të burgosurit më të rrezikshëm

Gjirokastra 21 Korrik 2023

Britania do t’i paguajë Shqipërisë të paktën 4.6 milionë euro në vit për të marrë 200 nga të burgosurit shqiptarë më të rrezikshëm, sipas një marrëveshjeje të ratifikuar këtë javë. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të japë para për rinovimin e burgjeve, sigurinë shtesë, punëtorinë, pajisjet e rehabilitimit dhe trajnimin e rojeve.

Vlera e përcaktuar në ditë për të burgosur për të gjithë kohëzgjatjen e dënimit të tyre është 36.5 euro në ditë, që Ministria e Drejtësisë britanike vlerëson se do të kushtojë 4.6 mln euro në vit.

Qeveria shqiptare do të hartojë një raport vjetor për të burgosurit dhe kushtet e tyre, ndërsa qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të ruajë të drejtën për të kryer kontrolle fizike.

Mes 200 të transferuarve janë 17 të burgosur të përjetshëm, përfshirë Selman Koçin, vrasësi i mësueses Sabina Nessa , 28 vjeç. Ai u burgos për të paktën 36 vjet për rrahjen dhe mbytjen e saj për vdekje në një park në juglindje të Londrës.

Ai ka vuajtur deri më tani vetëm dy vjet, që do të thotë që Britania e Madhe do t’i paguajë Shqipërisë 462 mijë euro për ta burgosur për 34 vitet e mbetura të dënimit të tij./ Telegraph