• Gjirokastër

Brenda dhjetorit shperndahet bonusi i fundvitit për kategorinë e pensionistëve

Gjirokastra 01 Dhjetor 2023

Shpërblimi i fund-vitit për përfituesit e pensionit, në vlerën e 5 mijë lekëve do të nisë të shpërndahet brenda muajit dhjetor krahas pensionit mujor.Pensionistët të pyetur për mikrofonin e televizionit tonë janë shprehur se pavarësisht pensionit i cili konsiderohet si i papërballueshëm bonusi që do marrin është një frymëmarrje për të përballuar festat e fundvitit si dhe për kryerjen e detyrimeve përkatëse.Ata ndërkaq kanë kërkuar një përmirësim të pensioneve pasi do jetë në dobi të kësaj kategorie.
Bonusin do mund ta marrin bashkë me pagesën mujore të pensionit rreth 687 mijë qytetarë, 585 mijë e 809 në zonat urbane dhe 101 mijë e 114 në ato rurale.