• Lajme kombëtare

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, rritet nafta dhe benzina, gazi nuk ndryshon

Gjirokastra 24 Mars 2023

Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja, lidhur me çmimin e karburanteve në vend ku vihet re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës.

Nafta ka pësuar një rritje prej 5 lekësh duke u shitur 187 lekë/litri. Ndërkohë benzina do të shitet 185 lekë/litri, 3 lekë më shumë nga vendimi i fundit. Nga ana tjetër, çmimi i gazit ka mbetur i pandryshueshëm duke u shitur me 75 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 23 Mars  ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 93 lekë/litër“, thuhet në vendim.