• Gjirokastër

Bonusi i rijetësimit, qarku i Gjirokastrës 13 objekte përfituese

Gjirokastra 18 Korrik 2023

Ministria e Kulturës ka shpallur listën e përfituesve të thirrjes së dytë të Fondit Kombëtar të Kujdesit të Trashëgimisë Kulturore Materiale. Në dallim nga thirrja e parë, numri i aplikantëve këtë vit për  Bonusin e Rijetësimit ishte gati dy herë më i lartë ndërsa janë përzgjedhur 57 përfitues ku ndër to kryesojnë Gjirokastra dhe Berati.
Kreu i DRTK Gjirokastrër Ardis Duka bëri me dije për mikrofonin e televizionit tonë se nga qarku ynë janë shpallur 13 fitues ku 12 nga objektet përfituese të Bonusit të Rijetësimit ndodhen në Gjirokastër ndërsa një në zonën e Përmetit.Ky rezultat sipas Dukës është i kënaqshëm pasi nxjerr në pah vlerat ndërtimore dhe arkitekturore që mbart qyteti i gurtë.