• Dropull

Bletërritësi Harallamb Thimjo e ka trashëguar profesionin nga i ati dhe rrethi i tij familjar

Gjirokastra 16 Qershor 2023

Prej 30 vitesh ka krijuar parkun e tij të bletëve në Dervician të Bashkisë Dropull dhe aktualisht është Sekretar i Departamentit të Bletërritësve në Qarkun e Gjirokastrës. Gjithashtu, është një nga tre bletërritësit e Qarkut tonë, i cili është nderuar me çmim të veçantë nga FAO apo Organizata Botërore e Ushqimit dhe e Bujqësisë përsa i përket cilësisë së lartë të mjaltit që prodhon. Megjithatë, ai parashtron tek televizioni ynë disa problematika të fushës së bletarrisë, të cilat kërkojnë kujdesin e bletërritësve , por edhe ndërhyrjen e organeve kompetente të shtetit dhe të pushtetit vendor. Përsa i përket shtegtimit të koshereve të bletëve, ne u interesuam pranë Bashkisë Dropull, ku na sqaruan se në qoftë se ato vendosen në ambjente private instancat lokale e kanë të pamundur për të ndërhyrë. Sikurse duhet të pajisen me çertifikatë shëndetësore nga mjekët dhe farmacitë veterinare.