Vitet e fundit interesi për profesionin e blegtorit në qarkun e Gjirokastrës ka ardhur duke u ulur për të mos thënë që është drejt zhdukjes. Thanas Gega nga fshati Saraqinisht ka mbi 30 vite që i është përkushtuar blegtorisë dhe mban mbi 500 krerë bagëti të imëta, e përballon me vështirësi të madhe mbajtjen e tyre sepse mungon fuqia punëtore për ti ndihmuar në mbajtjen e tyre.
Gega shperehet për RTSH Gjirokastra se në të gjith zonën janë 3 mbarështrues të bagëtive dhe se ndien keqardhje që ky zanat po shkon drejt zhdukjes. Sipas tij të rinjtë nuk duan më të punojnë si çoban, vijnë e provojnë pak kohë dhe më pas e lënë punën.
Pavarsisht se në qarkun e Gjirokastrës ka nje terren të favorshëm me kullota të pasura vitet e fundit ky vend vuan mungesën e barinjëve dhe kjo ka qenë shkak kryesor dhe për uljen e numrit të bagëtive.