• Lajme nga bota

Biden mbërrin në Belfast, vizitë katërditore në Irlandën e Veriut dhe Irlandë

Gjirokastra 12 Prill 2023

Presidenti amerikan, Joe Biden ndodhet në Belfast në nisje të një vizite katër ditore në Irlandën e Veriut dhe republikën e Irlandës. Në aeroportin ndërkombëtar të Belfasit, Biden u prit nga kryeministri britanik Rishi Sunak.

Vizita e Biden zhvillohet në 25-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së të premtes së mirë, një pakt paqeje që i dha fund rreth 30 viteve konflikti të dhunshëm në Irlandën e Veriut.

Shtëpia e Bardhë ndërkohë ka përshëndetur progresin e madh që është arritur qëkur kjo marrëveshje u nënshkrua në vitin 1998.

 Në Irlandën e Veriut ndërkohë, situata politike është e paqëndrueshme, për shkak se qeveria u rrëzua vitin e shkuar kur partia demokratike “Unioniste”, një nga më të mëdhatë në parlament, u tërhoq në shenjë proteste kundër rregullave tregate Post Brexit. 

Ndërkaq, gjatë qëndrimit të tij në Irlandë, Biden, i shoqëruar nga motra dhe djali i tij, do të takohet edhe me të afërm të tij irlandezë.