Qeveria e Kinës ka qortuar ambasadorin amerikan në Kinë, Nicholas Burns për komentet e Presidentit amerikan Joe Biden ndaj Presidentit Xi Jinping, duke e cilësuar këtë të fundit, si një ‘diktator’.
Burns mori notë diplomatike pas orë pas deklaratave të Presidentit Biden ndaj Jinpingut, pas takimit të Presidentit të Kinës me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Në mbledhjen e fondeve të martën (20 qershor), Biden u shpreh se Xi nuk ishte në dijeni të balonës së supozuar të spiunazhit kinez që u rrëzua në hapësirën ajrore të SHBA në shkurt, duke shtuar se “Ky është një siklet i madh për diktatorët. Kur ata nuk e dinin se çfarë ndodhi”.
Një ditë më pas, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Mao Ning ndërsa i konsideroi komentet e Biden si “jashtëzakonisht absurde”, u shpreh se shkelën dinjitetin politik të Kinës dhe përbënin “provokim politik”.
Por zyrtarët amerikanë që zbuluan lajmin për qortimin e Pekinit ndaj Burns vunë në dukje se media shtetërore kineze nuk e publikoi notën diplomatike, të njohur si një demarsh, me sa duket për të ruajtur vullnetin e mirë të krijuar nga vizita e sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken në Kinë.