Gjatë kësaj periudhe në bibliotekën publike të qytetit të Tepelenës është rritur interesi nga ana e lexuesve për të frekuentuar titujt e librave që janë aty.Përgjegjësja e kësaj instance Rovena Miçi është prononcuar për mikrofonin e RTSH Gjirokastra se zhanëri që preferohet më shumë nga lexuesit është romani dhe grupmosha që e frekuentojnë më tepër është ajo e nxënësve të shkollave.Miçi ndërkaq shton se janë në pritje të fondit të ri të titujve e cila do jetë në varësi të kërkesave nga lexuesit.
Bibliotekat publike marrin një rëndësi të madhe veçanërisht në qytetet periferike, ku edhe mundësitë financiare të prindërve për të blerë libra janë më të zbehta.
- Tepelenë
Biblioteka publike Tepelenë, rritet interesi nga lexuesit
