Dhurimi është një nga format me të cilat po pasurohet cdo ditë e më tepër biblioteka “Apostol Meksi” në Gjirokastër. Ky vit që lamë pas ka shënuar shifrën më të lartë të librave që i janë shtuar fondit të saj pasi ky institucion kulturor shënoi ditëlindjen e 100. Në këtë kuadër dhurimet kanë ardhur nga institucione shtetërore, shoqata, shkrimtarë, por edhe shtëpi botuese e qytetarë gjirokastritë
“Janë 1500 libra që i janë shtuar rafteve të bibliotekës sonë. Mes dhurimeve personale të qytetarëve e shkrimtarëve vlen të përmenden edhe librat e shtëpive botuese rë dy shkrimtarëve të medhenj Ismail Kadare e Dritëro Agolli. Përvec librave artsitikë janë edhe shkencor psikologjik, pothuajse nga të gjitha fushat, të vlefshëm për lexuesin tonë”, – thotë Alban Matushi, drejtor i bibliotekës.
Biblioteka e qytetit të Gjirokastrës frekuentohet rregullisht nga 3000 anëtarë të moshave të ndryshme duke nisur nga moshat shkollore e deri tek ato të treta. Në fondin e saj numërohen 120 mijë ekzemplarë. Ai më i vjetri është “Historia e Skënderbeut”, botuar në gjuhën shqipe në Bukuresht 126 vite më parë.