• Gjirokastër

Besimtarët katolikë përkujtojnë të Premten e Shenjtë/ Kjo ditë përkon me kryqëzimin e Jezusit

Ledja Fili 07 Prill 2023

Besimtarët katolikë në qytetin e Gjirokastrës përkujtojnë të Premten e shenjtë e cila përkon me kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit.
Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.Lidhur me impaktin që përcjell Java e shenjtë për besimin katolik është prononcuar për mikrofonin e RTSH Gjirokastra kleriku pranë kësaj kishe Padre Lauri i cili ndërkaq përcolli dhe urimin për Pashkë sa më të begata dhe sa më shumë paqe me njëri tjetrin.
Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit. Në krishterimin perëndimor, Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës pesëdhjetë.Komuniteti katolik në qytetin e gurtë përbëhet nga 100 besimtarë.Misioni katolik u përhap gjatë fillimit të viteve ’90.