• Raportime

“Bashkohu dhe ti, mos e braktis jetën”/ Gjirokastra organizon marshimin rozë

Gjirokastra 20 Tetor 2023

Gra, vajza, drejtues të pushtetit vendor, punonjës të institucioneve, por edhe nxënës të shkollave janë bërë pjesë e marshimit sensibilizues organizuar sot në Gjirokastër nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor, në kuadër të Tetorit Rozë. “Bashkohu dhe ti, mos e braktis jetën” ishte motoja që shoqëroi marshimin sensibilizues kundër kancerit të gjirit i cili u mbajt përgjatë bulevardit “18 shtatori”. Mesazhe ndërgjegjësuese e inkurajuese u përcollën, jo vetëm përmes pankartave, por edhe apeleve nga pjesëmarrësit të cilat kishin në thelb diagnostikimin e hershëm.

Në 20 ditët e tetorit i janë drejtuar mamografisë në spitalin rajonal “Omer Nishani mbi 430 gra dhe vajza.