Bashkia Tepelenë prej ditësh ka nisur punën për ristrukturimin e hapësirave publike si dhe rikonstruksionin e trotuareve përgjatë segmenteve në lagjet e brendshme të qytetit.Grupet e agjensisë së shërbimeve publike janë ndalur në rrugën Tafil Buzi ku u përqëndruan këto punime.Drejtori i kësaj ndërmarrje Dasho Mati është shprehur për mikrofonin e televizionit tonë se këto ndërhyrje do përhapen në të gjithë hapësirën e qytetit përfshirë dhe zonën e unazës së brendshme të saj.Mati ka pohuar se janë 2000 metra katrore trotuare qe do ndërhyhet për rikonceptim.
- Tepelenë
Bashkia Tepelenë,nis punën për ristrukturimin e hapësirave publike
