Bashkia Përmet ka nisur përgatitjet për të qënë pjes e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës që do të mbahet në kalanë e Argjiros në datat 27 maj deri në 03 Qerrshor. Ledian Komino përgjegjës i kulturës në këtë institucion pohon se janë marrë të gjitha masat që Përmeti të përfaqësohet denjësisht në këtë kompeticion. Sipas tij është shfaqur një interes i lartë për pjesmarrjen në festival si nga artistët ashtu edhe nga grupet e ndryshme të zonës së Përmetit. Sipas udhëzimeve të ardhura nga qarku ky festival do të kaloj në disa faza , si hulumtimi i matërialeve ku do të marrin pjes artist dhe grupe të ndryshme . Kemi bërë lajmërimet përkatëse dhe nga pjesmarrësit do të zgjidhen ata me vlerat më të mira për të përfaqësuar Përmetin në festival thotë Komino.
