Bashkia Memaliaj prej kohësh ka nisur punën përgatitore për mirëmbajtjen e çdo institucioni arsimor që është pjesë e kësaj njësie vendore për të mirëpritur fëmijët në fillim e vitit të ri shkollor 2023-2024.
Zëdhënësja e kësaj bashkie Emigerta Elmazi e pyetur për mikrofonin tonë është shprehur se grupet e punës janë në çdo shkollë për të ndërhyrë në mirëmbajtjen e tyre.Këta të fundit janë ndalur në shkollat Sali Nivica dhe Nimete Progonati.
Elmazi shtoi ndërkaq se për të ndërhyrë dhe investuar në shkollat që janë pjesë e njësive administrative kanë hyrë në marrëveshje me donatorë të ndryshëm.
- Memaliaj
Bashkia Memaliaj nis punën për përgatitjen e infrastrukturës shkollore
