• Gjirokastër

Bashkia Gjirokastër nis punën për mirëmbajtjen e institucioneve arsimore

Gjirokastra 17 Gusht 2023

Bashkia Gjirokastër prej kohësh ka nisur punën përgatitore për mirëmbajtjen e çdo institucioni arsimor që është pjesë e kësaj njësie vendore për të mirëpritur fëmijët në fillim e vitit të ri shkollor 2023-2024.
Drejtoresha e arsimit në këtë bashki Doriana Demo e pyetur për mikrofonin tonë është shprehur se grupet e punës janë në çdo shkollë për të ndërhyrë në mirëmbajtjen e tyre.Demo shtoi ndërkaq se dy kopshte të Gjirokastrës do i nënshtrohen brenda këtij viti investimeve në pjesën e eficencës energjitike dhe elektrike.