• Gjirokastër

Bashkia Gjirokastër ndërhyn në lagjet e sipërme të qytetit

Gjirokastra 13 Dhjetor 2023

Agjensia e shërbimeve publike pranë bashkisë Gjirokastër vijon punën për rikonstruksionin e mureve mbajtës në kuadër të sezonit dimëror me qëllim shmangien e problematikave të mbartura prej vitesh.Ata aktualisht janë ndalur në lagjen Palorto ku po ndërhyjnë në katër mure me gjatësi nga 5 metra deri në 30 metra.Punonjësi pranë kësaj instance Ziver Shehu shprehet për mikrofonin e televizionit tonë lidhur me këto punime.
Shehu ndërkaq shton se pavarësisht temperaturave të ulëta grupet e kësaj agjensie vazhdojnë të punojnë intensivisht.
Të tilla ndërhyrje do vijojnë në të gjitha lagjiet e qytetit të Gjirokastrës