• Gjirokastër

Bashkia Gjirokastër ndërhyn në kalldrëmet e dëmtuara në lagjet e qytetit

Gjirokastra 25 Tetor 2023

Evitimi i vershimeve të mbetjeve inerte si dhe te ujërave gjatë përmbytjeve që krijohen pas reshjeve me intensitet është në fokusin e grupeve të punës pranë agjensisë së shërbimeve publike të bashkisë Gjirokastër ku aktualisht po ndërhyjnë për rehabilitimin dhe sistemimin e tubacioneve përgjatë segmenteve urbane me qëllim paraprirjen e sezonit dimëror dhe krahas tyre të kalldrëmeve të dëmtuara në lagjet e qytetit të gurtë siç është në lagjen Punëtore.Punonjësi pranë kësaj agjensie Drini Gjoni është shprehur se nëpërmjet këtyre ndërhyrjeve po shmanget një problematikë e mbartur prej vitesh duke krijuar lehtësi për komunitetin e atjeshëm.
Ndërhyrjet nga ana e bashkisë Gjirokastër do të vijojnë në çdo lagjie të saj si në Dunavat dhe Manalat.