• Lajme kombëtare

Bashkëthemeluesi i “Alibaba” Jack Ma viziton Shqipërinë, fotografohet në Tiranë

Gjirokastra 15 Korrik 2023

Bashkëthemeluesi i “Alibaba Group”, Jack Ma ka mbërritur në Tiranë ku do të qëndrojë disa ditë.

Jack Ma është parë në një nga lokalet e Tiranës duke drekuar me stafin e ambasadës kineze dhe miqtë e tij.

Deri më tani arsyet e vizitës së tij mbeten të panjohura.

Jack Ma është bashkëthemeluesi i “Alibaba Group”, i një nga kompanive më të mëdha të shitjeve online në të gjithë botën. Jack Ma është investitor dhe filantropist kinez.

Ai është gjithashtu bashkëthemelues i “Yunfeng Capital”, një firmë kineze e kapitalit privat.

Jack Ma konsiderohet personi i katërt më i pasur në Kinë (pas Zhong Shanshan, Zhang Yiming dhe Ma Huateng) me një pasuri me vlerë neto prej 34,5 miliardë Dollarësh.

Që nga viti 1999, Ma shërbeu si kryetar ekzekutiv i “Alibaba Group”, e cila është dhe në ditët e sotme një nga kompanitë më të spikatura të teknologjisë së lartë në Kinë në dy dekada që nga fillimi i tij, me mbi nëntë degë kryesore: Alibaba.com, Taobao Marketplace, Tmall, eTao, Alibaba Cloud Computing, Juhuasuan, 1688.com, AliExpress.com dhe Alipay.