• Sport

Barcelona zhgënjen, mundet nga Rayo Vallecano

Gjirokastra 27 Prill 2023

Rayo Vallecano konfirmohet si “macja e zezë” për Barcelonën, e cila mposhtet 2-1 dhe nuk përfiton nga ndalesa e Real Madridit, që u mund 2-4 të martën me Girona. Alvaro Garcia është heroi i Rayo Vallecanos, i cili me një diagonale mposhti Ter Stegen në minutën e 19-të. Leëandoëskit sheh golin e barazimit të anullohet në minutën e 42-të për pozicion jashtë loje dhe skuadrat shkojnë në pushim me rezultatin 1-0, i cili zgjat deri në minutën e 53-të, kur skuadra vendase dyfishon: Fran Garcia i vjedh topin de Jong dhe arrin të mposhtë ter Stegen

Barcelona, ​​e cila kishte pësuar nëntë gola në të gjithë kampionatin deri më tani, pranoi dy nga Rayo, që ishte afër të bënte dhe të tretin  me Camello. Xavi fut Ansu Fati dhe ndryshon të gjithë mesfushën, duke nxitur skuadrën e tij të reagojë, goli vjen në minutën e 83-të me autor Leëandoëski, 2-1.

Në finale, Rayo Vallecano mbrohet mirë dhe humbet një mundësi për të shënuar me Isi Palazon. Kështu përfundon 2-1 për bardhekuqtë, të cilët i shkaktojnë Barçës humbjen e tretë në katër takimet e fundit. Katalanasit mbeten në 76 pikë dhe vazhdojnë të ruajnë epërsinë e tyre +11 ndaj Real Madridit, me Atletico në -13. Rayo Vallecano ngrihet në vendin e nëntë, në një lartësi prej 43 pikësh.

Atletico Madrid feston në mënyrën më të mirë 120-vjetorin e themelimit, duke nderuar me një fanellë speciale bardheblu, si fanella e parë dhe historike e klubit. Në Ëanda Metropolitano, colchoneros arritën të fitojnë 3-1 përballë Mallorca-s. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Nastasic, por De Paul, Morata dhe Carrasco nënshkruan 3-1 që e vendos Simeonen pas Real Madridit, dy pikë larg

Në ndeshjet e tjera të luajtura, Almeria mposhti Getafen me rezultat 2-1. 1-0 është fitorja e Celta Vigo në shtëpi përballë Elche.