Gjykata britanike ka hedhur poshtë planin e qeverisë për të dërguar në Ruanda çdo emigrant që aplikon për azil në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit kanë vendosur se kërkesa e qeverisë britanike është e paligjshme për të dërguar azilkërkuesit në Ruandë në mënyrë që trajtohen kërkesat e tyre.
Vendimi u mor nga Lordi Burnett, Sir Geoffrey Vos dhe Lord Justice Underhill pason seancën dëgjimore katër-ditore të muajit prill ndaj vendimit të gjykatës së lartë dhjetorin e kaluar ku parashikohej dërgimi azilkërkuesve në Ruandë, duke përfshirë edhe emigrantët që zbarkonin me gomone, midis tyre edhe shqiptarët për të shqyrtuar kërkesat e azilkërkuesve në vend që të merren me aplikimet e tyre për strehim në Mbretërinë e Bashkuar.
Projektligji i emigracionit të paligjshëm, parashikon se të gjithë azilkërkuesit që mbërrijnë në Britani mund të përballen me largimin me forcë në Ruandë. Por, projektligji është apeluar edhe nga agjencia e refugjatëve të OKB-së UNHCR, avokatë, bamirës dhe një grup azilkërkuesish.
Gjykata dëgjoi nga UNHCR-ja se Ruanda kishte një histori të abuzimeve të të drejtave të njeriut ndaj refugjatëve brenda kufijve të saj, duke përfshirë kthimin – largimin e detyruar në vendet ku ata janë në rrezik – dëbimet dhe ndalimin arbitrar, shkruan The Guardian
Agjencia e refugjatëve paralajmëroi se Ministria e Brendshme britanike nuk do të jetë në gjendje të garantojë sigurinë e azilkërkuesve që deportohen në vendin e Afrikës Lindore.
Por Sir James Eadie KC, këshilltar i Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, tha se ishte e bindur se qeveria e Ruandës do t’u përmbahej angazhimeve të dhëna në një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga të dy vendet.