• Gjirokastër

ASHP Gjirokastër nis punën për mirëmbajtjen e hapësirave publike në zonën muzeale

Gjirokastra 16 Nëntor 2023

Agjensia e shërbimeve publike pranë bashkisë Gjirokastër vijon punën për mirëmbajtjen e kalldrëmeve dhe hapësirave publike në zonën muzeale të qytetit.Ata aktualisht janë ndalur në lagjen Palorto në sheshin Fico ku po ndërhyhet në muret rrethuese të tij si dhe në rikonstruksionin e çezmës.Punonjësi pranë kësaj instance Drini Gjoni shprehet për mikrofonin e televizionit tonë se këto punime do vazhdojnë dhe në lagjiet e zonës muzeale të Gjirokastrës.Gjoni pohon se përfundimi i këtyre punimeve do ndikojnë më së miri në shndërrimin e kësaj zone në atraksion në dobi të komunitetit si dhe të vizitorëve të huaj që vijnë në Gjirokastër.