• Gjirokastër

Artisti Bledar Çakalli  përjetëson figurat kombëtare/Mihal Grameno dhe Papa Kristo Negovani zbukurojnë aksin e viroit

Ledja Fili 13 Mars 2023

Bledar Çakalli, 32 vjeçari nga Dibra i cili prej moshës 5 vjeçare ka nisur të pikturojë. Së fundmi ka marrë një iniciativë për realizimin e portreteve të heronjve tanë kombëtarë, personalitete të njohur që kanë pasur një ndikim dhe rol mjaft të madh në historinë e Shqipërisë.

“Piktura është një armë e fortë që mund të japë shumë mesazhe për çështje të ndryshme ndërsa së fundmi zgjodha pikërisht Gjirokastrën për të realizuar dy portrete të rëndësishme siç janë Mihal Grameno dhe Papa Kristo Negovani.”

Artisti Çakalli synon ta shtrijë këtë nismë dhe në trevat e tjera të vendit.