Miq nga larg priti kalaja madhështore e Gjirokastrës mbrëmjen e djeshme. Ishin artistët e ardhur nga Greqia, Amerika dhe Zvicra, që u bënë pjesë e programit të gjashtë të edicionit të 11 të Festivalit Folklorik duke shpalosur vlerat që i ruajnë më fanatizëm.
Ishte grupi “Rapsodët e Gjenevës”, nga Zvicra që u ngjit i pari në skenë, i cili në rrugëtim artistik 10 vjecar shënon pjesëmarrjen e dytë në këtë event.
Ndërsa po nga Zvicra mbrëmjen e djeshme erdhën për të përformuar në skenën e magjishme të kalasë së Argjiros edhe 20 artistë të grupit “Bashkimi” i cili vjen për herë në këtë festival në 30 vjetorin e themelimit me vallen “Nën hijen e Korabit”.