• Lajme nga bota

Armë bërthamore taktike në Bjellorusi/ Presidenca në Ukrainë: Putin i trembet humbjes së luftës

Gjirokastra 27 Mars 2023

Plani i presidentit rus, Vladimir Putin për të vendosur armë bërthamore në Bjellorusi, po shihet nga Ukraina, si një lëvizje e nxitur nga frika se mund ta humbasë luftën.

Në një postim në Twitter, Këshilltari i zyrës presidenciale, Mychaylo Podolyak, ka shkruar se kërcënimi për vendosjen e këtyre armët bërthamore në Bjellorusi, janë taktika të përdorura nga Putin për të fshehur frikën dhe për të mos pranuar faktin që po humb në luftë.

Putini është shumë i parashikueshëm. Duke bërë një deklaratë për armët bërthamore taktike në Bjellorusi, ai pranon se ka frikë të humbasë dhe gjithçka që mund të bëjë është të trembë me taktika. ai deklaron edhe një herë përfshirjen e tij në krim, duke shkelur traktatin e mospërhapjes bërthamore”, shkruan Podolyak.

Deklarata e Këshilltarit të zyrës presidenciale, Mychaylo Podolyak erdhi një ditë pasi Putini njoftoi se armët bërthamore taktike, të cilat janë të ndryshme nga armët bërthamore strategjike me rreze të gjatë  do të vendoseshin në Bjellorusi.