Ndeshja e javës së 26-të të kampionatit të Arabisë Saudite vendosi përballë skuadrën e Cristiano Ronaldo, Al Nassr dhe atë të sulmuesit të kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshit, Al Khaleej.
Takimi u mbyll me barazimin 1-1, një rezultat që nuk lejon ekipin e portugezit të ushtrojë presion për kreun pasi diferenca tani është 5 pikë larg dhe titulli kampion duket shumë larg. Martins do të shënonte në minutën e 4’ për ekipin ku aktivizohet futbollisti shqiptar, ndërsa Gonzalez do të barazonte për vendasit.
Al-Nassr dominoi pjesën kryesore të takimit, megjithatë pjesa e dytë nuk solli ndryshim në rezultat. Një barazim i tillë i bëri punë skuadrës së Al Khaleej për luftën për mbijetesë, pasi diferenca me rënien nga kategoria ka shkuar në tri pikë larg.Sa u përket statistikave personale në këtë sezon Cikalleshi qëndron në vend të 11-të me 9 gola.