• Gjirokastër

Antoneta Varsami, një ish mësuese nga fshati Goranxi i Dropullit

Gjirokastra 04 Korrik 2023

Antoneta Varsami, një ish mësuese nga fshati Goranxi i Dropullit, aktualisht është me banim në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ,aktiviste e Shoqatës Kulturore
” Pirros” .

Kthimi i saj i përkohshëm në vendlindje e nxiti që të organizojë Aktivitetin Folklorik ” Takimi Veror”, i cili u mbështet edhe nga Bashkia e Dropullit.

Në këtë aktivitet, përveç Kryetarit të Bashkisë Dropull, zotit Dhimitraq Toli, nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, zoti Dhimitrios Saharidhis, të cilët përshendetën të pranishmit dhe grupet folklorike.

Gjithashtu, iu akordua Çmimi i Mirënjohjes, Kryetares së Shoqatës ” Estia Dropoli”, zonjës Olla Papa Paguna, për kontributin e saj humanitar.

Gjatë mbrëmjes, performuan 8 grupe artistike të Minoritetit Etnik Grek, ndër të cilat ishin Shoqata
” Elpidha ” , apo ” Shpresa” nga Saranda, Shoqata tjetër nga qyteti bregdetar
” Bashkimi i Grave të Sarandës”, grupi polifonik
” Zonjat e Selosë”, grupi
” Dervi” i Dervicianit, grupi polifinik i Koshovicës, shoqata ” Shen Kozmai” Livadhja, si dhe grupi i valleve të Dropullit të Poshtëm nën ritmet e orkestrës popullore të Vëllezërve Gjoka.

Aktiviteti u kthye në një festë të madhe popullore,deri në orët e vona të mbrëmjes.