• Gjirokastër

Ansambli “Bellini”, koncert homazh për “Nënë Terezën”

Gjirokastra 05 Shtator 2023

Muzika e kompozitorëve italian si dhe kolonat zanore të disa prej filmave më të njohur të kinematografisë botërore, kanë zbritur mbrëmjen e djeshme në teatrin Zihni Sako ne Gjirokastër . Koncerti instrumental i ansamblit të teatrit “ Massimo Bellini “ të Katanjës, përcolli emocione të vecanta tek artëdashësit gjirokastrit,i cili e përcolli këtë, aktivitet me duartrokitje.
Aldo Ferrente udhëheqesi i ansamblit Bellini,i cili vjen për herë të parë në Shqipëri, mes emocionesh foli për ndjesinë që i krijoj skena e vogël e Gjirokastrës duke interpretuar muzikën e korifejve italianë.
Iva Palmieri, konsullja e përgjithshme e Italisë në Vlorë e pranishme ne ketë aktivitet , tha se ky koncert është edhe një homazh për ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës.
Ansambli i muzikës së dhomës “Bellini” ndodhet në Shqipëri për një tur tre ditor që ka nisur në Parkun e Apolonisë në Fier , vijojë në Gjirokastër dhe mbyllet ditën e sotme në Teatrin “Petro Marko “të Vlorës.