• Raportime

Anife Shehu, infermierja ku prej 40 vitesh u ka shërbyer memaljotëve

Gjirokastra 04 Tetor 2023

Anife Shehu është një nga infermieret më të vjetra që ka shërbyer mbi 4 dekada në qytetin e minatorëve në Memaliaj duke shpëtuar më mijëra raste rreziku për jetën.72 vjeçarja Shehu nëpërmjet mikrofonit tonë rrëfen rrugëtimin e saj në këtë profesion.Gjithçka nisi që në vitin 1964 me përfundimin e arsimit për infermieri dhe u emërua në Memaliaj.Ajo kujton me nostalgji kur ecën në ambientet e qendres shëndetësore ku ka punuar për 40 vite deri sa doli në pension.
Anifeja vjen shpesh në qendrën shëndetësore ku takon ish kolegët dhe interesohet për situatën.Këta te fundit vlerësojnë kontributin e çmuar të saj në shëndetësi duke pohuar se kanë mësuar shumë prej saj.
Infermierja Shehu rrëfen me nostalgji rastet që ka trajtuar sidomos me minatorët që kanë punuar në ish minierat e atëhershme ku kanë rrezikuar dhe jetët e tyre.
Në përfundim të bashkëbisedimit Shehu ka një apel për të gjithë ata të rinj që duan t’a ushtrojnë profesionin e infermierit ku sipas saj pasioni dhe përkushtimi është baza për t’a kultivuar këtë kulturë.