Çifti i ardhur nga Belgjika Ana dhe Nils prej një muaj ndodhen në vendin tonë ku realizuan një tur ku janë ndalur në çdo pikë turistike të Shqipërisë dhe prej dy ditësh kanë ardhur në Gjirokastër për të parë atraksionet që ofron qyteti i gurtë.Ata të pyetur për mikrofonin e televizionit tonë shprehen se kanë mbetur të befasuar dhe të impresionuar nga bukuritë që vendi ynë duke shtuar ndërkaq se është hera e parë për ata në Shqipëri.Ata pohojnë gjatë bisedës se kanë vizituar mjaft vende të Ballkanit por Shqipëria ka specifika dhe ka gjëra më interesante krahasuar me ato.”Më quajnë Ana dhe vij nga Belgjika.Kemi 4 javë që ndodhemi në vendin tuaj,nisëm një rrugëtim nga veriu dhe më pas në jug të vendit.Kemi qendruar 10 ditë në luginën e Thethit dhe kemi bërë ecje në malet e larta të Alpeve të veriut.Më pas kemi vizituar Durrësin,Tiranën,Krujën,Beratin,Sarandën dhe Gjirokastra është ndalesa jonë e fundit pasi neser do ikim për në Belgjikë.Në Gjirokastër vizituam kalanë dhe zonën muzeale pasi kjo ishte arsyeja që të ndalonin këtu.Shqipëria na pëlqen shumë ka atraksione që i’a vlen për t’u vizituar,ka një natyrë fantastike dhe kemi mbetur të mahnitur nga këto bukuri.Shqiptarët janë një popull i ngrohtë dhe shumë mikpritës.Jemi të kënaqur dhe të lumtur që ndodhemi këtu dhe do dëshironim të rrinim më shumë në Gjirokastër.””Më quajnë Nils.Në Shqipëri kemi ardhur për herë të parë.Për vendin tuaj kam dëgjuar shumë pak.Kam parë fotot nga finalja e Konferenc Ligës ku u bë parvjet në Tiranë ku luante ekipi im i preferuar Fejnordi me Romën dhe kjo më nxiti t’a vizitoja vendin tuaj nga afër.Ka një natyrë mahnitëse dhe nuk ngopesh pa e parë.Kjo eksperiencë një mujore do mbetet e paharrueshme në mendjen time dhe do t’u sugjeroja miqve tanë belgë t’a vizitojnë Shqipërinë dhe sidomos Gjirokastrën.”
- Raportime
Ana dhe Nils Braat,çifti Belg që prej një muaj eksploroi Shqipërinë

Raportime
Më shumë
- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...

- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...

- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...

- Libohovë