Amortizimi i rruges së fshatit Kakoz në zonën e Lunxherisë është një problematikë e mbartur ndër vite. Vetë banorët shrehen se kanë ndërhyrë në mënyrë vullnetare për përmirësimin e infrastrukturës duke hedhur zhavorr në pjesët e dëmtuara të rrugës, por kjo menyrë nuk ka sjellë rezultat përfundimtarë. Ata apelojnë ndaj institucioneve përkatëse për një zgjidhje më efiçente.
Administratori për Njësinë e Lunxhërisë bën të ditur se është ndërhyrë me mjetet e bashkisë herë pas hërë në këtë rrugë, e cila në kohë me rreshje bëhet e pakalueshme. Sipas Enton Sulit është përfshirë në plan projektin për vitin 2024 asfaltimin i kësaj rruge.
Në fshatin Kakoz Fushë jetojnë rreth 100 banorë që pershkojnë cdo ditë këtë rrugë. Me një gjatësi rreth 1 kilometër e gjysëm. Banorët e zonës merren me aktivitete bujqësore dhe blegtorale gjë që ndikon negativisht edhe në ecurinë e punëve të tyre dëmtimi i rrugës.