Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deklaroi se ka ngritur një grup pune por nuk dha shumë detaje lidhur me përfituesit e kësaj amnistie.
Projekti do të përbëhet nga eskpertë të kësaj ministrie dhe drejtorisë së burgjeve dhe më pas do të rakordohet me qeverinë dhe kuvendin.
Aministia penale është një iniciativë e premtuar nga qeveria kohë më parë por u shty për shkak të zgjedhjeve.
“Po është e vërtetë. Kemi premtuar projekt të aministisë. Procesi zgjedhor ishte pengesë që duhej kaluar,” pranoi ministri Manja teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve në përfundim të mbledhjes së qeverisë.
Aministia e fundit ka ndodhur 4 vite më parë.