• Gjirokastër

Ambasadorja Kim vlerësohet me “Çelsin e qytetit” të Gjirokastrës

Gjirokastra 02 Qershor 2023

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi i ka dhuruar “Çelsin e qytetit” ambasadores së SHBA në vendin tonë  Yuri Kim. Kryebashkiaku Golemi e cilësoj ambasadoren Kim, si një mike dhe mbështetese të Gjirokastrës, në shumë projekte.

Teksa ka shprehur falenderimin e saj për këtë vlerësim , Ambasadorja Kim tha se “Bota tashmë e njeh qytetin e Gjirokastrës , për vetë historinë dhe mikëpritjen bujare të njerëzve të saj.”

Ambasadorja Kim nuk u largua nga Gjirokastra pa marrë edhe dy simbole të tjera ,jelekun e gruas gjirokastrite dhe librin “Kadare dhe Gjirokastra” që mban si autor Roland Tashon.