• Gjirokastër

Ambasadorja e BE në Tiranë Hohman vizitë në Gjirokastër,takim me këshillin vendor rinor

Gjirokastra 15 Qershor 2023

Gjatë vizitës së saj në Gjirokastër ambasadorja e BE në Tiranë Christine Hohman zhvilloi një takim me anëtarët e këshillit vendor rinor.Gjatë takimit kreu i bashkisë Flamur Golemi ndau certifikata për dIsa pjestarë të.këtij këshilli si nxënës ekselentë.Golemi ne fjalën e vet citoi se Gjirokastra do të.jetë zgjedhja e parë për çdo të ri.
Gjatë një konferencë për shtyp ambasadorja Hohman shprehu gatishmërinë për mbështetjen maksimale ndaj bashkisë Gjirokastër duke vlerësuar ndërkaq dhe projektet që janë ndërmarrë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Kreu i bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi në fjalën e tij falenderoi ambasadoren Hohman për vlerësimet dhe garantoi se bashkëpunimi me bashkimin europian lidhur me ecurinë e projekteve do të ecë akoma dhe më tepër.
Ambasadorja Hohman vlerësoi angazhimin e të rinjve në çështje të ndryshme sociale të cilat do ndikojnë duke sjellë impakt pozitiv në dobi të qytetit.
“Më vjen mirë që shoh të rinj aktivë dhe pasionantë që kontribojnë pasi ky kontribut i çmuar do sjellë impakt në dobi dhe në favor të komunitetit ku jetojnë pasi me të rinjtë Gjirokastra do jetë akoma më e fortë”