• Gjirokastër

Aktivitet ndërgjegjësues për shëndetiN / Informim dhe ekzaminime te komuniteti rom

Gjirokastra 19 Shtator 2023

Një aktivitet sensibilizues dhe informues mbi mirëqënien e shëndetit është organizuar sot nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër me pjesëtarë të komunitetit rom. Punonjësit e Edukimit dhe promocionit Shëndetësor dhe mjekë të Qendrës Shëndetësore Manalat shpërndanë informacion dhe fletëpalosje mbi rëndësinë e vaksinës HPV te vajzat e grupmoshës 9-14 vjec, dhe rëndësinë e planifikimit familjar, ndërsa kryen edhe ekzaminime të nivelit të glukozës në gjak dhe matje të tensionit arterial.

Mjeku i Qendreës Shëndetësore Manalat Rovin Laro thotë se falë edhe punës së madhe ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese me këtë komunitet shihet se mesatarja e sëmundshmërisë është ulur ndjeshëm. Sipas regjistrit elektronik në Qendrën Shëndetësore Manalat marrin shërbim 600 romë.