• Lajme kombëtare

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, makina përplaset me mjetin bujqësor, 2 viktima dhe 1 i plagosur

Gjirokastra 24 Korrik 2023

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë (24 korrik) në aksin Shkodër-Lezhë.

Dy automjete janë përplasur me njëra -tjetrën, duke lënë të vdekur 2 persona dhe plagosur një tjetër. Ngjarja ndodhi rreth orës 5:00 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit”. 

Sipas burimeve nga policia, makina tip “Fiat” me drejtues P. M. banues në Tale, Lezhë, ka goditur nga pas karrelin e një mjeti bujqësor zetor i drejtuar nga shtetasi A. T. banues në Gocaj, Lezhë, ku si pasojë 56-vjeçari, drejtuesi i “Fiat” ka gjetur vdekjen, së bashku me M. Gj. 54 vjeç, pasagjer në makinë. 

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.