• Lajme nga bota

Akrobatja kineze bie nga lartësia, vdes gjatë shfaqjes me të shoqin

Gjirokastra 18 Prill 2023

Një akrobate kineze ka ndërruar jetë pasi u rrëzua për vdekje gjatë një shfaqjeje të shtunën me me trapez fluturues në qytetin Suzhou në provincën qendrore Anhui.

Pamjet e shpërndara gjerësisht në internet tregojnë se gjimnastja bie gjatë performancës me vështirësi të lartë pasi një nga lëvizjet me partnerin e saj akrobatik shkoi keq, i cili është edhe bashkëshorti i saj.

Akrobatja e quajtur Sun ra nga një lartësi e konsiderueshme pasi nuk arriti të mbahej dot.

Ajo u dërgua në spital ku përpjekjet e mjekëve për t’i shpëtuar jetën dështuan. Faqja e njohur e lajmeve The Paper raportoi se ajo la pas dy fëmijë.

Zyrtarët thonë se po kryhen hetimet për ngjarjen. Sipas The Paper, Sun dhe bashkëshorti i saj, me mbiemrin Zhang, kishin punuar së bashku për shumë vite dhe shpesh kishin performuar pa rripa sigurie.

Pamjet kanë tmerruar njerëzit në Kinë dhe megjithëse përdoruesit e mediave sociale në vend kanë pranuar se akrobaci mbart një nivel të lartë rreziku, ata gjithashtu kanë shprehur shqetësimet e tyre për masat e dobëta të sigurisë të industrisë.

Shumë prej komentuesve në rrjetin social Ëeibo kanë komentuar se kanë parë shfaqje të ngjashme të zhvillohen në vend pa tapet apo rrjetë sigurie. Ata kanë bërë thirrje për të marrë masa në të ardhmen.

Departamenti lokal i Kulturës dhe Turizmit thotë se trupa e shfaqjes që qëndron pas aktit nuk kishte marrë miratimin e mjaftueshëm për të kryer aktin e shfaqjes, transmeton BBC. 

Gazeta ndau pamjet e arkivës së çiftit, të cilët shihen shpesh duke kryer lëvizje në lartësi të mëdha thjesht duke u mbështetur në forcën e njëri-tjetrit.