• Gjirokastër

AKPA, mundësi punësimi për të rinjtë / Hapen tre programe të nxitjes së punësimit

Gjirokastra 16 Shkurt 2024

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive hap programet e nxitjes së punësimit për vitin 2024. Aktualisht në qarkun e Gjirokastrës  do të fillojë zbatimi për tre të tilla  bën të ditur përgjegjësja rajonale e programeve aktive dhe pasive të tregut të punës Kristjana Kaçi: Punët publike në komunitet, Praktika Profesionale dhe Formimi Profesional. Ndërkohë, disa pritet  të çelen gjatë muajit mars për ta dyfishuar të paktën numrin e tyre.

Thirrja në këto momente shkon për bizneset dhe institucionet publike, të cilët duhet të aplikojnë në bazë te nevojave që ata kanë për ti plotësuar ato nga lista e punëkërkueve të papunë që në rajonin jugor e kalon shifrën 5000.

Gjatë vitit 2023 nga qarku Gjirokastër kanë qënë pjesëmarrës në 8 programet e nxitjes së punësimit 250 punëkërkues të papunënë. Pagat dhe sigurimet janë  financuar nga qeveria shqiptare me një fond prej 40 milionë lekësh.