Ekipi i AF Luftëtarit me tre gola të shënuar ndaj Maliqit e me tre pikët e marra ditën e djeshme në stadiumin “Jovan Asko”në Maliq,bluzinjtë mbajnë vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Sipas administratorit të klubit Fotis Kristidhi fitorja e ekipit gjirokastrit ishte mëse e merituar ,pasi të gjithë lojtarët nuk e vunë asnjëherë në dyshim fitoren duke shënuar tre herë në portën e Maliqit me dy gola të Ziajit dhe një të Çullit. Ndërkaq djemtë bluzi do të punojnë fort edhe gjatë kësaj jave për ndeshjen e rradhës. Kristidhi është shprehur se lojtarët duhet të punojnë fort, ku të gjithë ata futbollistë që veshin fanellën e Luftëtarit duhet ta dashurojnë këtë ekip dhe të kenë pikësynimin e vetëm ,ngjitjen sa më lartë të këtij ekipi me tradita . Pas javës së tetë AF Luftëtari qëndron në krye të tabelës me 19 pikë i ndjekur nga Pogradeci me 17 pikë.Javën e ardhshme gjirokastritët presin të përballen me ekipin e Orikut me objektivin e vetëm fitoren.
- Gjirokastër
Ekipi i Luftëtarit fiton ndaj Maliqit duke kryesuar tabelën e klasifikimit
Gjirokastër
Më shumë- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...
- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...
- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...
- Gjirokastër